Raportimi i Celibashit/ PS nuk ia kursen lavdet, Gjiknuri: Ishin zgjedhjet më të mira dhe më të lirat

Shqipëria

Raportimi i Celibashit/ PS nuk ia kursen lavdet, Gjiknuri: Ishin zgjedhjet më të mira dhe më të lirat

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 11:59
Ilirjan Celibashi

Komisioni i Ligjeve zhvilloi sot seancën dëgjimore me kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi, i cili paraqiti raportin e punës së institucionit që ai drejton. Edhe pse ishte si dokument që fliste për punën e vitin të shkuar, në diskutimet e deputetëve nuk kanë munguar lavdet për punën e KQZ-së për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, të cilat tashmë kontestohen nga Partia Demokratike.

Një nga hartuesit e paktit të 5 qershorit mes PS-së dhe PD-së, në këshillin politik një vit më parë, Damian Gjiknuri në fjalën e tij i cilësoi zgjedhjet e 25 prillit si më të lirat, më të lirat dhe më të ndershmet. Ai theksoi se procesi i teknologjisë në zgjedhje, iu la në dorë nënkomisioneres në KQZ, që është përfaqësuese e opozitës e kjo për të hequr çdo mundësi aludimi.

“Bashkëpunimi për financimin, teknologjitë kanë kushtuar mbi 16 a 17 milionë euro, po të marrim parasysh krizat që po kalonte vendi, me qëllim që të eliminoheshin pretendimet e bindshme, nëse do të kishte. KQZ ka bërë punë të mirë në një kohë kaq të shkurtër, nuk është kollaj të bësh punë të mirë në momentin kur ke një trupë të re”, tha Gjiknuri.

Gjithashtu ai paralajmëroi se me futjen e teknologjisë në zgjedhjet e ardhshme, pra votimi e numërimi elektronik, anëtarët partiakë në komisionet e niveleve të dyta dalin jashtë loje. “Ato mendojnë se do të jenë vëzhguesit e tyre dhe dalin të pavlefshëm”, theksoi Gjiknuri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat