“Kryetari që humbet zgjedhjet, humbet karrigen”, Shehaj: PD-së i duhet një lider i ri

Shqipëria

“Kryetari që humbet zgjedhjet, humbet karrigen”, Shehaj: PD-së i duhet një lider i ri

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 15:48
Agron Shehaj

Kandidati për kryetar të PD-së, Agron Shehaj është shprehur se Partia Demokratike ka nevoje për një lider të ri, më një vizion dhe projekt të ri.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, Shehaj tregon se nuk është bërë pjesë e Partisë Demokratike për të përfituar, por sot synon që ta kthejë partinë tek anëtarët që sipas tij janë braktisur nga elita aktuale e kësaj force politike.

“Nëse 4 vitet e ardhshme demokratët do të drejtohen njësoj siç u drejtuan katër vitet e shkuara ne do të shkojmë drejt një humbje tjetër. PD ka nevojë për lider të ri, me vizion të ri dhe projekt të ri. Unë nuk jam futur në Partinë Demokratike për të përfituar dhe nuk kam përfituar asgjë.

Sot jam i përkushtuar që me besimin e demokratëve të punoj për ta kthyer PD-në në #partia që fiton. Do të lidh fatin e kryetarit me fatin e fitores së zgjedhjeve: kryetari që humbet zgjedhjet, humbet karrigen.

Do ta kthej partinë tek anëtarët, të cilët janë braktisur nga elita e tanishme e partisë, anëtarët do të zgjedhin me votë kandidatët për deputetë dhe do të votojnë për çështjet e rëndësishme të partisë. Ftoj demokratët që të votojnë për ndryshimin më 13 qershor”, shkruan Shehaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat