Vrasjet në vend/ Tushi: Shqipëria është kthyer në një “spital psikiatrik”, nuk dimë nga të ruhemi

Shqipëria

Vrasjet në vend/ Tushi: Shqipëria është kthyer në një “spital psikiatrik”, nuk dimë nga të ruhemi

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 17:29
Gëzim Tushi

Sociologu Gëzim Tushi, ka komentuar situatën e kriminalitetit në vend, ku ditët e fundit  ka pasur një sërë vrasjesh, të cilat kanë shqetësuar opinionin publik.

I ftuar në emisionin “Ditë e Re”, Tushi është shprehur se në vendin tonë nuk dihet se kush është krimineli dhe nga kush duhet të ruhesh, teksa shton se duket se shoqëria jonë ka marrë formën e një “spitali psikiatrik”

"Krimi një shoqërinë tonë është bërë shumë e larmishme. Duket se shoqëria shqiptare hyri në procesin e demokracisë dhe nuk morëm vesh nëse kjo liria erdhi për njerëzit apo për kriminelët. Krimi po na trondit në mënyrë sizmike, është jashtëzakonisht i fortë dhe infeksioni social më i përhapur. Duket sikur kemi kthyer shoqërinë në spital psikiatrik , nuk merret vesh kush është krimineli dhe nga kush duhet të ruhesh."

Ai shprehet se tashmë kriminelët nuk kanë frikë nga krimi, teksa ka shpjeguar dhe arsyet se përse ndodhin krimet.

"Unë mendoj se duke dalë nga shoqëria, dikur pushteti ishte totalitar dhe ishte ai që i thyente dhëmbët krimit. Kriminelët në njëfarë mënyre e kishin frikë sepse shteti të bënte gjëmën. Sot janë disa arsye, shtimi i dhunës në familje, përdorimi i drogërave, alkoolit, varfëria, mungesa e dialogut. Shqipëria moderne i ka më të shtuara konflikte se shoqëritë moderne. Një pjesë e kriminelëve janë të paarsimuar.

Ligji shteti drejtësia janë të rëndësishme, sepse një nga arsyet se perse ndodhin këto është zvarritja e reformës në drejtësi. Krimi bën kërdinë. Ka filluar të rrite numri i njerëzve që nuk shkojnë në shkollë. Nëse ne nuk do shëndoshim familjen shqiptare, ju garantoj se situata është keq."

Tushi thekson se ka dy shtylla që mund ta luftojmë krimin. Sipas tij e para është familja dhe shkolla, dy institucionet e edukimit dhe shtylla e dytë sipas tij është pushteti i ndëshkimit ligjor.

"Ne nuk duhet të merremi me kriminelin, në sociologji unë them mos ndiq gjarpërin që të kafshoj, po merru me helmin që ke në trup, shoqëria ka helm. Duhet të analizojmë se çfarë ka shoqëria që prodhon kaq krim.  Ata që vriten janë qytetar të thjesht, asnjë ata të elitës në 30 vjet nuk ka pasur ndonjë ndodhi në familjet e tyre. Ka dy shtylla nëse duam ta luftojmë krimin: E para ka të bëjë me edukimin dhe formimin qytetarë të njerëzve për t’i bërë qytetarë, të formohen nga familja dhe shkolla.

Shtylla e dytë janë pushteti i ndëshkimit ligjorë. Shteti të bëj investime për familjet, janë dobësuar kuotat e prindërimit. Një pjesë e krimit po ndodh se pushteti gjyqësorë i zvarrit.  Krimi ka marrë përmasa të frikshme, do jetë një moment që do marrë masa të papërballueshme.

Çfarë po ndodh me njeriun, pse shoqëria po merr formën e një spitali psikiatrik, pse po shtohen këta njerëz po e turbëllojnë shoqërinë? Kalimi në periudhën liberale po shpërdorohet. Nëse rritet kriminaliteti njerëzit do të ikin. Qeveria t’i kushtojë vëmendje të madhe këtij fenomeni."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat