Ditëlindja që u kthye në mort, shkaku i sherrit dhe dëshmia e vëllait që vrau motrën në Shkodër

Shqipëria

Ditëlindja që u kthye në mort, shkaku i sherrit dhe dëshmia e vëllait që vrau motrën në Shkodër

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 18:47
Fabian Vuka vrau j motrën në Shkodër

“ABC” zbardh detaje të reja për krimin brenda në familje në lagjen “Tre Heronjtë” në Shkodër, ku vëllai ekzekutoi motrën pas debatit për mobiliet.

Gazetari Simon Shkreli mëson nga burime pranë grupit hetimor se autori i ngjarjes Fabian Vukaj ka rrëfyer në polici se gjithçka ka nisur pas një porosie që viktima ka bërë për ndërrimin e mobilieve në banesën e saj çka ka sjellë irritimin e autorit i cili pas debatit verbal në gjendje të dehur ka qëlluar me armë zjarri motrën, Diana 58-vjeçe. Sipas po të njëjtave burime autori ka telefonuar firmën e mobilieve për të mos i sjellë ato në banesë ndërkohë që shifra e porosisë ka qenë rreth 3-4 mijë euro.

Pas ekzekutimit të së motrës në dhomën e gjumit, ai ka vijuar jetën normalisht ndërkohë që nga banorët njihej si person i alkoolizuar. Sipas fqinjëve ai merrte cdo muaj para nga e motra e cila jetonte si emigrante në Gjermani ndërkohë që kishte ardhur në Shkodër për të festuar ditëlindjen, ditën e sotme por që u kthye në ditë morti për të.

Në dëshminë e tij në policinë e Shkodrës Fabian Vukaj ka pranuar autorësinë e krimit edhe pse ka qenë në kushte të rënda psikologjike. Ai ka treguar se gjithcka ka nisur pas debatit për paratë, debat i cili përfundoi në fundin tragiik për 58-vjeçaren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat