Ndikimi i Erdogan? Ahmetaj: S’ka shkolla të mbyllura në Shqipëri, as ekstradime

Shqipëria

Ndikimi i Erdogan? Ahmetaj: S’ka shkolla të mbyllura në Shqipëri, as ekstradime

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 21:39
Arben Ahmetaj

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka deklaruar në emisionin ‘’Frontline’’ të Marsela Karapanços se në Shqipëri nuk ka as shkolla të mbyllura turke e as ekstradime.

Ai iu referua akuzave se në Shqipëri ka ndikim të Erdogan për të mbyllura shkolla turke të Gylenit apo ekstraduar shtetas të lidhur me organizatën FETO.

Ahmetaj saktësoi se asnj shkollë turke nuk është mbyllur në Shqipëri si dhe asnjë shtetas turk nuk është ekstraduar.

Ai siguron se Shqipëria nuk do të kthehet 30 vite pas pasi po pret konferencën e parë ndërqeveritare me BE.

‘’Shkollat nuk janë mbyllur, ekstradime nuk ka. Pse i lidhni mbylljen potenciale, nuk ka mbyllje shkollash. S’ka pasur ekstradime. Kemi ndjekur procedurën. Qoftë tek individët, Shqipëria praktikisht pret konferencën ndërqeveritare, nuk mund të kthehemi në 1996 me 5 qytetarët e minoritarët grekë. ‘’- tha Ahmetaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat