Fate Velaj sulmon kryebashkiakun e Vlorës: Dritan Leli pa forma dhe dinjitet politik, erdhi si kaçaku me thikë për t’na gjakosur

Shqipëria

Fate Velaj sulmon kryebashkiakun e Vlorës: Dritan Leli pa forma dhe dinjitet politik, erdhi si kaçaku me thikë për t’na gjakosur

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 21:51
Fate Velaj dhe Dritan Leli

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Fate Velaj të hënën ka sulmuar kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Lelin, duke e konsideruar këtë të fundit si një kaçak që mban thikën mes dhëmbëve dhe i gatshëm të gjakosë këdo.

Përmes një shënimi në rrjetin social Facebook, Velaj thekson se Leli nuk krijoi kurrë një administratë publike apo raporte të mira me grupet e interesit në qytet.

Sipas tij, ishte personi që do mbahet mend për vdekjen klinike që i solli kulturës së qytetit dhe banorëve të saj.

Shënimi i plotë:

Të them se me pëlqeu kjo analiza jote Vilma, është pak.

Por, ti mund te trokasesh tek dera e atij që nuk dëgjon dhe pret se një ditë, ai edhe mund të dëgjoj dhe e hap portën por, mos trokit tek dera e atij që nuk do të dëgjoj sepse ai aty është, pas derës dhe nuk e hap qëllimisht.

Dritan Leli ashtu pa forma dhe dinjitet politik siç erdhi, gjysmak dhe tinzar, ashtu dhe do iki. Ishte personi që pas buzëqeshjes, e dukshme jo e sinqertë, fshihte një urrejtje për çdokënd. Ishte personi që erdhi me qëllim të caktuar si kaçaku që thikën e mbanë mes dhëmbëve dhe kërkoi të gjakos këdo që mendon se është gjahu i tij por, siç e shkruan dhe ti, fatkeqësisht, ishte qyteti i Vlorës me të cilin atë nuk e ka lidhur kurrë asgjë, gjahu i tij.

Ai, me anën e një të kuqe të vrarë nga e zeza që i shfaqej nëper fytyrë, gënjeu çdokënd me idenë se skuqej nga dinjiteti por askush nuk e merrte me mend se ajo nuk ishte e kuqe purpouri por një vishnje intai nga dëshira për hakmarrje.

Ai është personi që dhe ora e qyteti që gjoja e rregulloi sa hyri në bashki me idenë se me ardhjen e tij qyteti do punonte si ore zvicerane, nuk ju bind dhe i tha “nuk shkoj unë dhe qyteti sipas orës tende, o mavri” .

Ishte ai që nuk krijoj kurrë administratë apo raporte me grupet e interesit në qytet. Ishte personi që do mbahet mend për vdekjen klinike që i solli kulturës së qytetit dhe banorëve të saj.

Por, ishte personi me apolitik që nuk u be kurrë pjesë e PS dhe e shihte atë vetëm si një instrument për të përmbushur shpellën e tij të errët.

Por, kur PS i tha se figura e tij po sillte pengesën me të madhe që asaj i kishte dalë në rrugën drejt 25 Prillit, ai, mendoi për “Bejte” “Vjersha” “Këngë” e “Legjenda” për veten e tij.

Dritan Leli ka menduar vetëm për bustet e tij imagjinare të vendosura nëpër qytet. Ishte personi që edhe kur dilte ndonjë ditë nëpër rrugë, kërkonte vetëm vende ku mund të vendoste bustin e tij. Ka imagjinuar antologji e botime për bejtet që imagjinon se do i shkruhen.

Por, historia është e urte dhe e duruar. E qetë dhe e qartë dhe do vij dita qe Vlora, do çlirohet dhe nga ky tartakut. Vlora do ja fshijë emrin nga kujtesa kolektive këtij katran me pak nuanca vishnje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat