Vrasja e Kudret Saliajt, gjykata lë në burg babë e bijë

Shqipëria

Vrasja e Kudret Saliajt, gjykata lë në burg babë e bijë

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 10:07
Foto

Babë e bijë, Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj dolën sot para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë.

Ata akuzohen për vrasjen e dhëndrit Kudret Saliaj dhe plagosjen e avokatit Adriatik Cama në një lokal të njohur pranë Gjykatës së Tiranës.

Dhurata e Kudrat Saliaj kishin qenë 17 vite të martuar. Prej 8 muaj kishin nisur konfliktet sipas hetimeve të Prokurorisë.

Prokuroria: "Kudret Saliaj kishte avokat Adriatik Camaj. Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj ishin njoftuar për të marrë rrobat, pasi Dhurata nuk jetonte më me Kudretin, por jetonte te  shtëpia e pirndërve.

Mexiti dhe Dhurata ditën që do merrnin rrobat kanë fyer jo vetëm ët ndjerin, por edhe avokatin Adriatik Cama.

Për minuta të tëra Mexhiti dhe Dhurata kanë vëzhguar rreth Gjykatës për të parë bëse kishte ardhur apo jo Kudret Saliaj.

 Mexhiti dhe Dhurata kanë qëndruar në një tavolinë dhe aty i ka dhënë babait një çantë krahu nga e cila Mexhiti nxori armën  dhe qëlloi Kudret Saliaj dhe avokatin Adriatik Cama."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat