PD: Kolegji Zgjedhor humbi shansin të zbardhë të vërtetën e 25 prillit

Shqipëria

PD: Kolegji Zgjedhor humbi shansin të zbardhë të vërtetën e 25 prillit

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 13:04
Marash Logu

“Kolegji Zgjedhor ka humbur shansin të zbardhë të vërtetën e 25 prillit” deklaroi përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu në një prononcim për median pas vendimit të Kolegjit.

Kolegji Zgjedhor rrëzoi sot kërkesën e PD-së për përjashtimin e 7 (nga ) gjyqtarëve pasi me pretendimin se do të vazhdonin të jepnin qëndrime kundër.

“Nuk ka kuptim që ti kërkon përjashtimin e Marashit dhe Marashi vendos nëse duhet të largojë ai veten apo jo. Ne kemi propozuar zgjidhjen si do të ndodhte  por ky kolegj e refuzoi” u shpreh ai.

Prevalon vazhdimësia institucionale e  Kolegjit Zgjedhor. Neni 151 i Kodit i ka përcaktuar Kolegjit të drejtën për të vendosur lidhur me kërkesat e tij e argumentuan gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat