Paloka: Kush mohon masakrën zgjedhore, mohon sakrificën e demokratëve

Shqipëria

Paloka: Kush mohon masakrën zgjedhore, mohon sakrificën e demokratëve

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 15:42
Edi Paloka

Nenkryetari i Partisë Demokratike ka reaguar gjatë ditës së sotme për masakrën zgjedhore të 25 prillit.

“Të mohosh masakrën, manipulimin e procesit të zgjedhjeve të 25 prillit, ky është shërbimi më i mirë ndaj Ramës në këtë moment”, shkruan Paloka.

Ja postimi i plotë:

Të mohosh masakrën, manipulimin e procesit të zgjedhjeve të 25 prillit, pavarsisht se nga cilat interesa, motive apo detyrime nisesh, jo vetëm po mohon të vertetën por je duke mohuar dhe gjithë mundin e sakrificat e demokratëve që u përkushtuan me gjithëshka në këtë proces! Me vetëdije apo pa vetëdije, shërbim më të mirë nuk mund ti bësh Ramës në këtë moment.

Çdo demokrat që do ta pranonte një gjë të tillë, do të tradhëtonte veten dhe të gjithë ata që shpresen për largimin e të keqes e kanë tek PD!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat