Dyshime se do bënin vrasje në ish-bllok, agjentët civilë kapin dy nga Fieri me xhip të blinduar

Shqipëria

Dyshime se do bënin vrasje në ish-bllok, agjentët civilë kapin dy nga Fieri me xhip të blinduar

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 16:44
Ilustrim

Një ngjarje kriminale është parandaluar nga agjentët e policisë së komisariatit Nr.2 në Tiranë, duke neutralizuar në kohë dy persona, për të cilët ishte marrë informacion se lëviznin me armë dhe do kryenin një vrasje.

Policore se dy personat që policia ka ndjekur për disa orë dhe më pas i ka ndaluar në sheshin “Willson” në Tiranë, janë Enrik Hoxha dhe Marko Quka.

Të dy këta persona me origjinë nga Fieri, në momentin e ndalimit në zonën e ish-bllokut në Tiranë, nuk kanë bërë rezistencë.

Policia ka kontrolluar me imtësi mjetin e tyre, një fuoristradë të blinduar me targa kosovare, por nuk është gjendur asnjë lloj arme, sikundër thuhej në informacionin që ka qarkulluar brenda strukturave të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat