Manastirliu publikon shifrat, sa vaksinime janë kryer ditën e sotme

Shqipëria

Manastirliu publikon shifrat, sa vaksinime janë kryer ditën e sotme

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 22:38
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, bëri me dije se këtë të martë janë kryer 6, 310 vaksinime kundër koronavirusit.

Ndërkohë që nga fillimi i fushatës, janë realizuar 809, 992 vaksinime. Ministrja Manastirliu më herët është shprehur se fushata do të vijojë deri në arritjen e aplikimit të 1 milion vaksinave.

Sakaq Ministria e Shëndetësisë raportoi këtë të martë për 13 raste të reja me Covid nga 2, 827 teste të realizuara.

Fatmirësisht në 24 orët e fundit nuk u raportua asnjë viktimë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat