Sanksione për ata që destabilizojnë Ballkanin, ambasada amerikane reagon pas vendimit të Biden për Shqipërinë

Shqipëria

Sanksione për ata që destabilizojnë Ballkanin, ambasada amerikane reagon pas vendimit të Biden për Shqipërinë

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 10:43
Ambasada e SHBA

Ambasada e SHBA ka reaguar pas urdhrit të presidentit amerikan Joe Biden, ku kërkon përfshirjen e Shqipërisë në listën e vendeve për bllokimin e pasurive të individëve që sipas Departamentit të Thesarit Amerikan kanë cenuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Sipas ambasadës, ky urdhër është një mjet jetik drejt arritjes së këtij qëllimi të përbashkët për integrimin e rajonit në strukturat Europiane dhe Euro-Atlantike .

“Presidenti Joe Biden miratoi një Urdhër Ekzekutiv (E.O.) të ri dje, i cili autorizon përdorimin e sanksioneve kundër personave të përfshirë në një sërë aktivitetesh destabilizuese në Ballkanin Perëndimor, përfshirë personat e angazhuar në përpjekje që kërcënojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal; cënojnë proceset demokratike; dhe përfshihen në korrupsion në lidhje me rajonin ndër aktivitete të tjera.

Një referencë e qartë për Shqipërinë bën të qartë se Urdhëri Ekzekutiv është në përputhje me punën që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë bërë për të integruar rajonin në strukturat Europiane dhe Euro-Atlantike. Urdhi Ekzekutiv i djeshëm është një mjet jetik drejt arritjes së këtij qëllimi të përbashkët”, thuhet në deklaratë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat