Votimi për Metën/ Ironizon LSI: Pupace mos na zhgënjeni sot, duam shkarkim me unanimitet

Shqipëria

Votimi për Metën/ Ironizon LSI: Pupace mos na zhgënjeni sot, duam shkarkim me unanimitet

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 11:42
Petrit Vasili

Teksa Kuvendi është mbledhur për të votuar shkarkimin e Ilir Metës nga Presidenti, ka ardhur dhe reagimi i parë nga LSI.

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka ironizuar duke thënë që votimi për shkarkimin e Metës duhet të bëhet me unanimitet.

“Pupace aman mos na zhgenjeni sot.

E duam shkarkimin me unanimitet.

Pupace jeni qe jeni futini nje votim dhe zgjatjani mandatin vetes nje vit a dy vjet a pese vjet.

Si mund te ikni dhe ti lini reformat pambaruar ju, aman se ne juve ju kemi shpresen e vetme per negociatat.

Perpara karavidhe mos ndaloni, atdheu tek ju i ka syte.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat