U dekorua në ditën e shkarkimit të Metës, Bujar Kapexhiu shfaqet në krah të presidentit dhe ka disa fjalë

Shqipëria

U dekorua në ditën e shkarkimit të Metës, Bujar Kapexhiu shfaqet në krah të presidentit dhe ka disa fjalë

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 11:57
Bujar Kapexhiu dhe Ilir Meta

Bujar Kapexhiu në aktivitetin kulturor në Presidencë nuk ka lënë pa komentuar atë se çfarë p ndodh në seancën e Kuvendit, ku pritet shkarkimi i presidentit Ilir Meta.

“Në një salle të mbyllur thuren intriga, ndërsa në këtë ambient të hapur, në këtë ditë kaq të bukur këndohet dhe hidhen valle. Kur flasim për ata nuk mund të mos qeshim dhe urojmë që ky aktivitet kulturor t'ju shërbejë edhe atyre që të reflektojnë dhe t'i bashkohen festës sonë”, tha Kapexhiu.

Ndonëse Kuvendi pritet të votojë sot për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit, duket se kjo çështje nuk përbën shqetësim për këtë të fundit, ndërsa vijon me axhendën e tij të planifikuar. Meta ka preferuar as të mos paraqitet në seancën e sotme në Kuvend për të folur para ligjvënësve, por bëhet gati të presë në Presidencë Ansamblin Folklorik të Dibrës “Hazis Ndreu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat