Opozitari që votoi për shkarkimin e Metës me 500-she në ballë, Blushi: I siguruan çunat pushimet

Shqipëria

Opozitari që votoi për shkarkimin e Metës me 500-she në ballë, Blushi: I siguruan çunat pushimet

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 06:53
Besnik Troplini

Një nga shumë prej deputetëve të opozitës që votoi sot në Parlament pro nismës për shkarkimin e Presidentit është edhe Besnik Troplini. Ai bën pjesë në grupin parlamentar të drejtuar nga Myslim Murrizi dhe shpeshherë ka qenë pjesë e votimeve në favor të mazhorancës socialiste.

Ndërkaq në rrjet ka qarkulluar së fundmi një foto e Troplinit duke festuar me 500 euro në ballë.

Fotoja nuk i ka shpëtuar as zëdhënësit të Presidentit Meta, Tedi Blushi.

"Deputeti me "votë" në ballë, i grupit "antikorrupsion" të murrizëve, në pritje të direktivave nga përtej "oqeanit". I siguruan çunat pushimet edhe për këtë vit! Ha ha ha" shkruan ai në facebook.

Në vijimësi janë artikuluar akuza ndaj opozitës së re se janë bërë pjesë e pazareve për të qenë patericë e PS dhe Ramës në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat