Ish-ministrja zbulon gabimin që ka ‘fundosur’ Bashën dhe Kryemadhin

Shqipëria

Ish-ministrja zbulon gabimin që ka ‘fundosur’ Bashën dhe Kryemadhin

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 21:25
Arta Dade

Ish-ministrja e Jashtme Arta Dade ka komentuar zhvillimet e fundit politike.

Ajo tha se Shqipëria duhet të kishte bërë më shumë përpjekje sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mirëpo me Reformën në Drejtësi, sipas Dade, vendi është në rrugë të mirë.

“Unë besoj se duhet të kishim bërë më shumë përpjekje, me rezultate më të prekshme, në mënyrë të veçantë në luftën kundër korrupsionit apo kundër krimit të organizuar, apo edhe të funksionimit të institucioneve demokratike, tha Dade.

“Ndoshta kjo e para lidhet edhe me Reformën në Drejtësi e cila ka avancuar dhe le të shpresojmë se do të japë frytet e veta, duke lënë pas pandëshkueshmerinë që ka qenë non-stop në të gjitha progres raportet”, shtoi ajo.

Sipas Dade, Shqipërinë e ka lënë mbrapa në rrugën drejt hapjes së negociatave edhe largimi i opozitës nga Parlamenti, pasi sipas saj, në Evropë institucionet nuk mund të bojkotohen.

“Klima konfliktuale politike, largimi i opozitës nga Parlamenti,  mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale, këto janë zhvillime që nuk ndodhin në Bashkimin Evropian. Askush nuk mund të pranojë që të bojkotohen institucionet. Ka qenë një hap i gabuare dhe nuk çon në favor të avancimit të agjendës sonë evropiane”, u shpreh Dade në Euronews Albania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat