Rama jep lajmin e mirë, zbulon se çfarë do të ndodhë në 15 korrik

Shqipëria

Rama jep lajmin e mirë, zbulon se çfarë do të ndodhë në 15 korrik

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 16:26
Edi Rama

Disa ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit është ulur avioni i parë në Aeroportin e Kukësit 'Zayed, Flatrat e Veriut' me udhëtarët e parë të cilët kanë qenë emigrantë nga Londra së bashku me kryeministrin Edi Rama.

Opozita hodhi sulme dhe u shpreh se kjo ishte një strategji e Ramës për fushatë pasi sipas tyre ai nuk ishte ende funksional.

Sot kryeministri ka dhënë një lajm të mirë. Ai u shpreh se nga 15 korriku nisin fluturimet nga Kukësi.

Reagimi:

Se ç'ishin ca miq që thoshin Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ishte sa për fushatë, po unë s'bëj asgjë sa për fushatë dhe çfarë bëj e them e çfarë them e bëj, kështu që bujrum në portën e hapur të qiellit të Kukësit

*** 1€ + taksat domethënë:

Kukës - Zyrih 12 EUR,

Zyrih - Kukës 28.66 EUR,

Kukës - Stamboll 12 EUR,

Stamboll - Kukës 23 EUR

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat