Dy ditë para zgjedhjeve në PD, Isufi: E djathta duhet të ndryshojë fokus

Shqipëria

Dy ditë para zgjedhjeve në PD, Isufi: E djathta duhet të ndryshojë fokus

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 16:52
Foto nga takimi

Në një bashkëbisedim me të rinjtë artisti Ardian Isufi, njëherësh Anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka deklaruar se e djathta duhet të ndryshojë fokus.

Sipas tij, ajo duhet të rikthejë vëmendjen tek qytetari, si mënyra e vetme për të krijuar një alternativë reale.

Artisti u shpreh se kulti i kryetarit nuk duhet të udhëheqë partitë dhe se në çështje si arsimi apo punësimi duhet të rritet përfshirja e të rinjve në vendimmarrje.

“Vendimmarrja nga ana e të rinjve, si në çështje arsimore, sociale është shumë e rëndësishme, pra në gjërat që atyre i interesojnë”- u shpreh ai. Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike tha se duhen hartuar projekte afatgjata për të rritur shanset e të rinjve në tregun e punës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat