Kryetari, kush ka të drejtë vote e kush jo në PD

Shqipëria

Kryetari, kush ka të drejtë vote e kush jo në PD

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 12:49
Kandidatet

Anëtarësia e Partisë Demokratike do të zgjedhë nesër me votë se kush do të drejtojë këtë parti. Një garë e tillë vjen në një moment të rëndësishëm në selinë blu, ku një pjesë e demokratëve thonë se PD humbi në zgjedhjet e 25 prillit ndërsa Basha e quan “masakër elektorale”

Përballë Lulzim Bashës i cili kërkon rikonfirmimin në krye të PD-së janë Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli e Edit Harxhi.

Ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore në të gjitha degët e PD-së në vend.

Votimi nis në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të jetë i hapur në orën 19:00. Më pas kutitë e votimit do të numërohen dhe më pas procesverbalet me rezultate do të sillen në selinë qëndrore të PD-së ku është ngritur Komisioni Zgjedhor për këto zgjedhje.

Kush voton e kush jo

“Me interes është fakti se nuk ka një numër të saktë të atyre që kanë të drejtë vote në PD por përllogariten 75 mijë anëtarë të kësaj force politike. Komisioni ka vendosur disa norma për ata që lejohen dhe ata që nuk lejohen të votojnë.

Mund të votojnë ata anëtarë të PD-së që nuk e kanë emrin në listë por kanë një teser partie. Përjashtohen disa persona që e kanë teserën e PD-së por në zgjedhjet e fundit kanë bërë fushatë për një subjekt tjetër politik, apo kanë qenë kandidat për një subjekt tjetër politik.

Ajo çfarë po llogaritet është një numër i konsiderueshëm i ish zyrtarve të kësaj partie që mund të kenë punuar për partinë e Jozefina Topallit apo Astrit Patozit“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat