Mandati lll/ Rama njofton krijimin e institucionit të ri

Shqipëria

Mandati lll/ Rama njofton krijimin e institucionit të ri

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 19:30
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama teksa ka prezantuar programin qeverisës për mandatin e tretë ka njoftuar krijimin e institucuonit të ri Këshillimi Kombëtar.

Rama thotë se ky institucion do të nisë të veprojë në vjeshtë dhe çdo qytetar me shkrim mund të shprehë mendimin për një alternativë që i ofron qeveria në lidhje me çështje të rëndësishme kombëtare.

Ai thotë se populli tashmë nuk do të dëgjohet vetëm një herë në 4 vite, por të paktën një herë në vit.

‘’Të dashur delegatë dhe delegate të Kongresit. Sot në këtë datë të shënuar për PS, jemi mbledhur për dy sebepe ne një ditë, dëgjuam i thamë ato pak gjëra që na lejoi koha. Kemi për të thënë për mandatin e tretë. Pak muaj para nisjes së tij zyrtarisht. Këtu pas meje do të flasin disa anëtarë e anëtare që do të përmbledhin disa pika të programit, që do të detajohet deri në shtator, si program pune i kalendarizuar. Unë nuk do cek specifika të programit të ri qeverisës. Do prek disa çështje madhore, të cilat nga goja do i dëgjoni shumë shpesh në vijim, që lidhen me qasjen tonë politike, qeverisëse e kombëtare.

Mandati i tretë në raport me rivalët tanë është fitore që tanimë i përket historisë së PS dhe zgjedhjeve politike. Ndërsa ne sot dhe në vijim na përket vetëm detyrimi i jashtëzakonshëm ndaj vendit, ndaj njerëzve të zakonshëm, fëmijëve, që ushtrimin e mandatit të tretë të sigurojmë një kapëcim historic. Kjo fitore historike ka sjellë për ne përgjegjësinë historike, realizimin en jë volume vendimesh, reformash që Shqipëria deri në fund të kësaj decade të ngjitet në majën që kërkon, kur liria e drejtësia të rezatojnë përkatësinë europiane, standard europiane, kampion në këtë rajon në inovacion, energji, turizëm, bujqësi dhe shërbime publike. Me dinjtet të lartë kombëtar e ndërkombëtar, ku Shqipëria është padiskutim gjithmonë e para, por marrëdhëniet me aleatët e partnerët strategjik janë reciproke, të dobishme. Nuk nis me mandatin e tretë, por mandatin e tretë do e çojmë para me një vetëdije të re, komunikimin publik, marrëdhëniet me rivalët politikë. Por duke mos e harruar për asnjë çast, marrëdhëniet me publikun në punën e përditshme.

Duhet që mandate i tretë të shënojë një hapje të re ndaj njerëzve të këtij vendi, duke i përfshirë me një institucion të ri, Këshillimit Kombëtar. Populli mos dëgjohet një herë në 4 vite, port ë paktën një herë në vit. Çështjet më interes të veçantë kombëtar, do këshillohemi me gjithë qytetarët, pa dallime olitike, fetare e krahinore që do të duan të shprehen përmes Këshillimit Kombëtar. Nuk është një ushtrim komunikimi ku shkojmë në Shqipëri, është institucion ndërveprimi, me shkrim, me gjithë qytetarët. Të gjithë ata që duan të përfshihen, duan të japin opinione, po me shkrim. Të na thonë poo se jo, për çka ne shtrojmë si alternativa, do  përgatitemi këtë vjeshtë ta realizojmë, do mësojmë dhe ta përmirësojmë.’’- tha Rama.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat