A ka ndryshuar PS në këto 30-vite? Bushati surprizon me përgjigjen

Shqipëria

A ka ndryshuar PS në këto 30-vite? Bushati surprizon me përgjigjen

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 22:26
Ditmir Bushati

I pranishëm në Kongresin e PS-së sot ishte edhe ish-ministri Ditmir Bushati, i cili kohët e fundit ka pasur një marrëdhënie të tensionuar me kryeministrin Edi Rama.

Bushati u pa në ambientet e jashtme të stadiumit ‘Air Albania’ i shoqëruar nga ministri Niko Peleshi.

I pyetur nga gazetarët se a ka ndryshuar PS në këto 30-vite, Bushati u përgjigj me po përderisa dhe ai ndodhet aty.

Gazetari: A ka ndryshuar Partia Socialiste në këto 30-vite?

Ditmir Bushati: Normal që ka ndryshuar, deri sa jam dhe unë këtu ka ndryshuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat