Vajza e Bashkim Finos anëtare e PS-së, reagon Erion Braçe: Krenohu për Megin tënd, mik!

Shqipëria

Vajza e Bashkim Finos anëtare e PS-së, reagon Erion Braçe: Krenohu për Megin tënd, mik!

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 09:23
Erion Braçe

Në Kongresin e zhvilluar ditën e djeshme të Partisë Socialiste, vajza e Bashkim Finos, Megi Fino njoftoi se do të jetë anëtarja e re e PS-së.

Ndërsa tregoi se kjo ishte një dëshirë e madhe e babait të saj të ndjerë Bashkim Finos, i cili u nda nga jeta disa muaj më parë për shkak të Covid-19.

Zëvendëskryeministri Erion Braçe, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, shpreh mungesën mikut të tij, ndërsa thotë se tashmë vajza e ka bërë krenar.

“Sa mungon ti!! E ndjeva çdo dite ketë herë “në fushë”! Por nga atje lart, krenohu për Megin tënd, Bashkim! Mik! Kampion!/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat