Përplasen automjetet në Krujë, katër persona të lënduar nisen drejt spitalit

Shqipëria

Përplasen automjetet në Krujë, katër persona të lënduar nisen drejt spitalit

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 09:53
Foto ilustrim

Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Krujë. Mësohet se në orën 08:55 në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë janë përplasur një mjet tip “Benz” dhe një mjet tip “Opel”.

Për pasojë, të lënduar kanë mbetur katër persona.

Dy pasagjerët në në mjetin tip “Opel” dhe V. H., 27 vjeçe dhe A. H., 21 vjeçe pasagjere në mjetin tip “Benz”, të cilët kanë shkuar për ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat