Përplasjet dhe situata e ‘nxehtë’ brenda PD-së, Romeo Kara: Ky është shkaku kryesor!

Shqipëria

Përplasjet dhe situata e ‘nxehtë’ brenda PD-së, Romeo Kara: Ky është shkaku kryesor!

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 14:31
Romeo Kara

Me akuza dhe përplasje të forta po shoqërohen zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së.

Nuk kanë munguar akuzat për manipulime të listave, fotografim të votave apo edhe zhvendosje pa arsye të vëzhguesve të kandidatëve të caktuar.

Nisur nga këto zhvillime brenda PD-së, ka ardhur reagimi i fortë i juristit Romeo Kara.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, juristi shkruan se shkaku kryesor i këtyre konflikteve është mungesa e demokracisë brenda partive politike shqiptare.

“Mungesa e demokracise brenda partive politike shqiptare, shkaku kryesor i tjetersimit te tyre ne banda te kryetareve te partive dhe cenimit te sistemit demokratik ne pergjithesi.”, shkruan Romeo Kara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat