Degradojnë rrugët e fushatës, “Muhamed Deliu” në zonën e Freskut u asfaltua para zgjedhjeve

Shqipëria

Degradojnë rrugët e fushatës, “Muhamed Deliu” në zonën e Freskut u asfaltua para zgjedhjeve

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 15:09
Foto

U asfaltua per zgjedhje, por degradoi për pak ditë. Bëhet fjalë për rrugën “Muhamed Deliu” në zonën  e Freskut, banorët e së cilës dëshmojnë përdorimin e tyre nga politika.

Prej shumë vitesh, rruga “Muhamed Deliu”në zonën e Freskut ka qenë në gjendje të degraduar, por edhe pse u shtrua në periudhën e fushatës elektorale, situata vijon të mbetet e njëjtë.

Periudha në të cilën u bë ndërhyrja, por edhe cilësia e dobët e punimeve që faktohet nga amortizimi brenda një kohë relativisht të shkurtër, i ka lënë banorët në dyshime mbi qëllimin real të asfaltimit.

"U shtrua pjesë-pjesë, bënë sikur e shtruan."

"Morën lekët dhe …."

Sipas tyre arsyeja pse punohet vetëm për zgjedhje është një.

"Kështu bëjnë këtu, bëjnë pak para zgjedhjeve dhe për katër vjet presim zgjedhjet e tjera."

"Ishin zgjedhjet dhe bënë sikur e shtruan, mbaruan zgjedhjet dhe e lanë."

Rruga “Muhamed Deliu” nuk është e vetmja që bashkia e Tiranës asfaltoi para zgjedhjeve të 25 prillit, pasi kjo fushatë u shtri në zona periferike por dhe në brendesi të lagjeve në qendër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat