Mjekja Kuli: Nuk ka ardhur koha për vaksinimin e adoleshentëve

Shqipëria

Mjekja Kuli: Nuk ka ardhur koha për vaksinimin e adoleshentëve

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 17:37
Gjeorgjina Kuli

Covid 19 dhe virozat stinore duken në rivalitet më njëri tjetrin të paktën tek fëmijët. Javët e fundit në Shqipëri terrenin që po humbet i pari po e fiton i dyti.  Kjo po vihet re nga mjekët pediatër në Qendrën Spitalore “Nëne Tereza” në Tiranë

“Numri i rasteve pozitive ka që ditë që është zero. Kjo kombinon me rënien e përgjithshme  të incidencës dhe nga ana tjetër kemi parë një shtim të virozave të tjera respiratore. Duke një konkurrencë mes koronavirusit dhe infeksioneve të tjera”, shprehet ajo.

Ndërsa shenjat e ngjashme vijojnë të alarmojnë prindërit shefja e shërbimit infektiv për fëmijë Gjeorgjina Kuli tregon se tamponët për Covid 19 përgjithësisht po rezultojnë negativë ndërsa virozat nuk po shoqërohen me komplikacione.

“Kalojnë pa impakt në hospitalizimin e fëmijës. Për rastet që hospitalizohen e kemi si praktikë që vazhdojnë të testohen. Të gjitha tamponet e marra tek ne në këto raste kanë rezultuar negativë”.

Sa i përket vaksinimit të adoleshentëve anëtarja e komitetit të imunizimit mendon se nuk ka ardhur ende koha. Infeksionistja Kuli mendimin e saj e bazon në situatën në vendin tonë dhe në studimet ndërkombëtare.

“Nuk janë aq të rëndësishëm për të shpërndarë infeksionin. Mendoj që akoma nuk ka ardhur koha. Në përgjithësi dhe kur kanë qenë të infektuar kanë qenë në infeksione të vatrave familjare”, thotë ajo.

Aktualisht në Shqipëri vaksinën anti Covid e kanë marrë moshat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike si mjekët, mësuesit, uniformat blu, punonjës të medias, turizmit apo transportit publik. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat