Ndërpriten kontratat e spitaleve me mjekët specializantë, reagon për herë të parë operatori

Shqipëria

Ndërpriten kontratat e spitaleve me mjekët specializantë, reagon për herë të parë operatori

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Operatori i Shërbimeve te Kujdesit Shëndetësor ka reaguar në lidhje me lajmet për ndërprerje të kontratave të specializanteve.

Në një njoftim për shtyp, ai sqaron se të gjithë mjekët që fitojnë konkursin e specializimit në Fakultetin e Mjekësisë zbatojnë Rregulloren e specializimeve afatgjata sipas të cilës, programi i specializimit afatgjatë, është program me kohë të plotë studimesh dhe praktike pune, 40 orë/javë, pranë strukturave ku është përcaktuar të ndjekë programin e specializimit.

REAGIMI

Nisur nga lajmet e publikuara në media për ndërprerje të kontratave të specializantëve, Operatori i Sherbimeve te Kujdesit Shendetesor sqaron si vijon:

Të gjithë mjekët e përgjithshëm, që fitojnë konkursin e specializimit në Fakultetin e Mjekësisë, zbatojnë Rregulloren e Specializimeve Afatgjata të Universitetit të Mjekësisë, sipas të cilës, programi i specializimit afatgjatë, është program me kohë të plotë studimesh dhe praktike pune, 40 orë/javë, pranë strukturave ku është përcaktuar të ndjekë programin e specializimit. Përfshirja në aktivitetin kliniko-profesional fillon që me fillimin e programit të studimit të specializimeve afatgjata*

Specializantët që nisin ciklin afatgjatë të specializimeve në Mjekësi, nëse janë në marrëdhënie pune, ndërpresin kontratën e punës dhe lidhin kontratë të re me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Universitetin për kryerjen e specializimit afatgjatë sipas kuotave të përzgjedhura. Të gjitha vendet vakante të krijuara, plotësohen nga mjekët që rezultojnë fitues në listën e pritje të shpallur në portalin mjeke.shendetesia.gov.al.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat