Ndikimi i pandemisë tek fëmijët, sociologia: Vetmia dhe ankthi janë dy pasojat kryesore

Shqipëria

Ndikimi i pandemisë tek fëmijët, sociologia: Vetmia dhe ankthi janë dy pasojat kryesore

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 00:30
Foto ilustrim

Sociologia Entela Binjaku në një lidhje të drejtpërdrejtë me RTV Ora ka folur për situatën post-pandemike veçanërisht te fëmijët.

Sociologia u shpreh se në jetën tonë hynë terma të rinj, si karantinë, distancim të cilët nënkuptonin mënyra të reja të sistemimit të jetës sonë.

Binjaku: "Për herë të parë në fjalorin e fëmijëve dhe të të rinjve hynë disa fjalë që nuk i kishin dëgjuar ndonjëherë dhe që ndikuan fuqimisht. Karantinë, izolim, distancim social ose distancim fizik, pandemi ishin terma që nënkuptonin mënyra të reja të sistemimit të jetës sonë të përditshme. Gjithsecili prej nesh është ndjerë i ndikuar se si e kanë përjetuar ata këtë regjim të ri."

Ndër pasojat kryesore që pandemia ka lënë tek fëmijët është vetmia, e cila shoqërohet me ankth dhe stres sidomos gjatë periudhës së izolimit.

Binjaku: "Pasojat e vetmisë janë qoftë afatgjata, qoftë afatshkurtra të cilat duhet të studiohen. Në këto pasoja duhet të përmendim nivelin e ankthit dhe stresit i cili është  më i shtuar gjatë periudhës së izolimit. Një pasojë tjetër lidhet me shkëputjen e kontakteve, sidomos me mësuesit. Në nivelet e para roli i mësuesit është shumë qendror dhe shumë fëmijë e kanë ëprjetuar këët shkëputje me ndjenjën e boshllëkut. Një pasojë tjetër është pamundësia për t'u qasur në mësim online, pasi mijëra fëmijë nuk kishin mundësi të bënin mësim online. Pasojat e tjera lidhen me orët e tejzgjatura në pajisjet elektronike, ku ka pasur mjaft raste që kanë ndikuar në psikikën e fëmijëve. "

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat