Bardhi: Punonjësi i bashkisë Tiranë u kap për trafik droge, ishte edhe patronazhist i PS-së

Shqipëria

Bardhi: Punonjësi i bashkisë Tiranë u kap për trafik droge, ishte edhe patronazhist i PS-së

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 17:20
Gazmend Bardhi

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me përfshirjen e një punonjësi të Bashkisë së Tiranës në trafik droge.

Bardhi shkruan në Facebook se i arrestuari, punonjës i zjarrfikëses në Tiranë, rezulton të jetë patronazhist i PS-së.

Ai shton se ky është kriminalizimi i politikës, masakra zgjedhore e 25 prillit,dhe se  kështu u pengua ndryshimi që njerëzit donin, me trafikantë droge e paratë e pista të drogës.

Bardhi: Ndalohen dy trafikantë droge dhe përgjimet tregojnë se kanë qenë të angazhuar në blerje votash për regjimin Rama-Doshi. Arrestohet për trafik droge një punonjës i zjarrfikëses në Tiranë dhe rezulton të jetë patronazhist i PS-së. Ky është kriminalizimi i politikës, kjo është masakra zgjedhore e 25 prillit, kështu u pengua ndryshimi që njerëzit donin, me trafikantë droge e paratë e pista të drogës. Zhbërja e kësaj padrejtësie është dhe do të mbetet misioni ynë. Ne nuk do të ndalemi në betejën tone kundër kësaj pakice që përdor çdo mjet për të tjetërsuar vullnetin e lirë të shqiptarëve. Me shumicën e qytetarëve ne do të kthejmë legjitimitetin dhe demokracinë në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat