Shqipëria në Këshillin e sigurimit në OKB, minstrja Xhaçka ka një thirrje

Shqipëria

Shqipëria në Këshillin e sigurimit në OKB, minstrja Xhaçka ka një thirrje

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 17:21
Olta Xhaçka

Pak ditë pasi Shqipëria mori votëbesimin për t’u bërë anëtare e Këshillit të Sigurimit në OKB, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka bërë thirrje për “ekipin e ëndrrave”, duke veçuar edhe sektorët ku ka më shumë nevojë.

Xhaçka deklaroi se ky mandat i jep Shqipërisë mundësinë të ulet në forumin më të lartë vendimmarrës global dhe nga ana tjetër e vë para përgjegjësisë ndaj atyre që e votuan.

“Vetëm pak javë më parë MEPJ hapi thirrjen për ekipin e ëndrrave që do përfaqësojë Shqipërinë gjatë mandatit 2-vjeçar në Këshillin e Sigurimit në OKB. Ka pasur me dhjetëra aplikime, shqiptarë nga e gjithë bota që kanë kërkuar t’I bashkohen ekipit tonë. Ka pasur kërkesa për ta shtyrë afatin. Mandatin në Këshillin e Sigurimit i jep Shqipërisë të drejtën të ulet në forumin më të lartë vendimmarës global.

Të kontribuojë përmes ideve. Vështirë se mund të ketë pasur tregues më të qartë të respektit që gëzon sot Shqipëria, se sa votëbesimi që mori. Kjo na vë para përgjegjësisë. Ne duhet ta shfryëzojmë këtë mundësi të artë për të konsoliduar imazhin e Shqipërisë si një aktor serioz. Kemi nevojë për talente e ekspertizë shumë specifike në ekipin tonë. Kemi nevojë për më të mirët, më të mirëarsimuarit, për ata me më shumë përvojë.

Nëse jeni diplomuar në:

– marrëdhënie ndërkombëtare apo shkenca politike dhe keni së paku 5 vjet eksperiencë pune;

– drejtësi, dhe keni së paku 5 vjet eksperiencë pune në të drejtë ndërkombëtare;

– studime mjedisore, me fokus të veçantë tek ndryshimet klimatike, sfidat e ujit dhe konflikteve;

– keni studiuar apo keni eksperiencë në funksionimin e OKB apo metodat e punës së Këshillit të Sigurimit”, u shpreh ministrja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat