Kushtetuesja, Kola: Vendimi mund të shtyhet por zgjedhje të pjesshme lokale do kemi

Shqipëria

Kushtetuesja, Kola: Vendimi mund të shtyhet por zgjedhje të pjesshme lokale do kemi

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 23:51
Vehap Kola

Një tjetër gur prove për atë që konsiderohet drejtësia e re, do të jetë vendimi i ditës së nesërme, 23 qershor, nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

Analisti, Vehap Kola thotë se gjyqtarët e Kushtetuese janë në një presion të madh për shkak të çështjeve të nxehta që kanë në dorë, përfshirë Teatrin dhe 30 qershorin.

Ndaj, shton ai, nuk do të habitej nëse do të ketë një vendim të vonuar në kohë për çështje.

Kola: Mund të shtyhet dhe vendimi për zgjedhjet lokale. Le ta paragjykojmë për mirë, anëtarët e gjykatës Kushtetuese janë në një provë të rëndë.Nëse do të marrin një vendim që dënon ata që prishën teatrin në mënyrë të paligjshme, pa u konsultuar me publikun, ndoshta falsifikuan dokumenta mbi gjendjen e ndërtesës etj, atëherë përgjegjësia është penale për dëmtim të pronës publike, abuzim me kompetencat, me detyrën etj.

Për zgjedhjet lokale gjithashtu sfida është më e madhe. Nuk pres të respektohet ajo datë. Nesër ndoshta do të dëgjohen palët ndërsa vendimin nuk e dimë kur do ta japë. Do të duhet të marrë vendim rast pas rasti. Ka patur bashki ku formalisht është krijuar një pluralizëm, janë shpikur kandidatë kukulla, në disa bashki të tjera nuk ka pasur kandidatë të tillë.

Bashkitë ku ka pasur vetëm një kandidat janë shumë më vunerabël në pikëpamjen e një vendimi zhvleftësues nga ana e gjykatës Kushtetuese. Të paktën zgjedhje të pjesshme lokale do të presim.

Gjykata Kushtetuese gjithashtu prej 14 qershorit ka në dorë çështjen e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta.

Përparim Kalo është caktuar si relator i çështjës, ndërsa ky gjyqtar u zgjodh në Gjykatën Kushtetuese nga vetë kreu i shtetit ne dhjetorin e vitit te kaluar.

Kuvendi e ka dorëzuar kërkesen në Kushtetuese në 14 qershor dhe referuar kësaj afati perfundon ne 14 shtator.

Muaji gusht mund të llogaritet si muaj pushim, çka e shtyn afatet e çështjes për në 14 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat