Alibeaj: Po zëvendësohet me një tjetër ushtar të krimit

Shqipëria

Alibeaj: Po zëvendësohet me një tjetër ushtar të krimit

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 22:13
Enkelejd Alibeaj

Në një reagim të PD, thuhet se pas denoncimit të saj, kandidati i Tom Doshit, Serdar Hoxha nuk u emërua drejtor i IKMT-së në Shkodër, ndërsa komandimi i Guri Seferit në krye të këtij institucioni, tregoi edhe njëherë tjetër lidhjet e forta të Partisë Socialiste më krimin e organizuar në Shkodër, sipas demokratëve.

Enkelejd Alibeaj, në një deklaratë për mediat, tha se Seferi është në atë detyrë për shkak të lidhjes me trafikun e drogës, pasi jo më larg se korrikun e shkuar, djali i tij, Romi Seferi është arrestuar për trafik droge.

“Largimi i Serdar Hoxhës pa u futur në zyrë është një lajm i mirë për qytetarët, por lajmi i keq është komandimi në krye të IKMT-së Shkodër të Guri Seferit, një tjetër eksponent i Partisë Socialiste që ka lidhje të forta me krimin. Ai është në atë detyrë për shkak të lidhjes me trafikun e drogës. Jo më larg se korrikun e shkuar, djali i tij, Romi Seferi, është arrestuar për trafik droge.

Lidhja me krimin ka qenë një standard me të cilin Edi Rama ka keq qeverisur vendin, nga përzgjedhja e depuetetëve dhe e kryetarëve të bashkive, deri te postet më të rëndësishme në administratën publike. Edi Rama merr pushtet nga krimi dhe qeverisë me dhe për krimin. Për këtë arsye, shqiptarët nuk kanë në këto 8 vite më shumë mirëqenie, më shumë punësim, më shumë meritokraci. Prandaj Shqipëria renditet ndër vendet më të korruptuara të botës”, thotë Alibeaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat