Përcillen për në banesën e fundit bashkëshortët bashkë me 2 vajzat që u aksidentuan dje

Shqipëria

Përcillen për në banesën e fundit bashkëshortët bashkë me 2 vajzat që u aksidentuan dje

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 10:21
Aksident

Katër trupat e viktimave të familjes Gushi nga fshati Dukas po përcillen për më banesën e fundit.

Dhjetëra të afërm  familjarë dhe  gjitonë janë mbledhur në banesën ku jetonte Eduart Gushi me bashkëshorten dhe fëmijët 9 dhe 14 vjeç.

Ishte një familje shumë e mirë, i kishte të gjitha kushtet. Nuk e di kur ishin kthyer nga emigracioni. Unë që i njoh më dhemb shpirti, sidomos ne prindërve. Ju mbyll dera. Ishin njerëz në hallet e veta. U prish një fole e madhe," thotë një fqinj.

Aksidenti tragjik që i mori jetën 4 pjesëtarëve të një familjeje, ndodhi mëngjesin e djeshme, 25 qershor në aksin Fier-Vlorë.

Një mjet tip "Audi" i cili dyshohet se lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara përplasi nga pas mjetin tip "Toyota" ku udhëtonte familja Gushi.

Përplasja ka qenë e fortë duke rezultuar fatale për familjen Gushi.

Viktima të aksidentit mbetën çifti i bashkëshortëve Eduart Gushi, 44 vjeç dhe Silvana Gushi, 33 vjeç dhe dy vajzat e mitura A.  Gushi, 14 vjeç dhe E, Gushi, 9 vjeç.

Të plagosur mbetën edhe tre persona që udhëtonin në makinën tip "Audi."

Të plagosurit nga aksidenti janë I.M, F.L dhe G.S.

Aksidenti ndodhi rreth orës 08:30 në vendin e quajtur “Kripa” pranë fshatit Panaja të Vlorës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat