Masakër në Velipojë! 4 të vrarë dhe 2 të plagosur, kjo është arsyeja e krimit

Shqipëria

Masakër në Velipojë! 4 të vrarë dhe 2 të plagosur, kjo është arsyeja e krimit

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 06:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 13:36) - Dy të plagosurit pritet të arrestohen, dy të tjerë në kërkim

Dy personave që mbetën të plagosur nga përplasja e armatosur orët e para të së dielës në Velipojë pritet që sot t’u komunikohet masa e arrestit. 

Po ashtu janë shpallur në kërkim dy persona si dhe janë sekuestruar pamjet filmike nga kamerat e sigurisë.

Të plagosurit nga ajo ngjarja tragjike në Velipojë janë Hasan Ferracaku dhe Elmedin Tyli, 17 vjeç. Kurse, të vrarë mbetën Kujtim Ferracaku 59 vjeç, vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç dhe Myzerim Zeneli 20 vjeç. Ky i fundit ishte kamerieri i hotelit Gocaj, që ishte punësuar në këtë hotel vetëm ditën e shtunë.

 

Dy të plagosurit nga masakra në Velipojë,  Drejtori i spitalit flet për gjendjen e të plagosurëve

Alban Zeneli, Drejtori i Spitalit të Traumës në një prononcim dhënë detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të Hasan Ferracakut dhe Elmilind Dylit që mbetën të plagosur në masakrën në Velipojë.

Hasan Ferracaku është në gjendje më të lehtë, por nuk rrezikon krahun.

Megjithëse më herët u raportua se 17-vjeçarit Elmilind Dylit rrezikohej t’i pritej këmba, mjeku thotë se nuk është në gjendje që t’i pritet këmba.

Sipas mjekut i mituri ka dëmtime në këmbë, plumb në kërci, apo gju, pak  në gjendje me serioze se Hasan Ferracaku.

***

Myzerim Zeneli vetëm 20 vjeç është një prej viktimave të ngjarjes tragjike në Velipoje.

20 vjecari për fatin e tij tragjik kishte dje kishte nisur punë si kamarier në Hotel Gocaj, dhe fatkeqësisht dita e parë e punës e tij do të ishte edhe dita e fundit e jetës për të.

Ai ka qenë aty në momentin kur dy familjet Ferracaku dhe Gocaj janë konfliktuar me armë.

Ndërkohë që si pasojë e plagëve nuk ka mundur të mbijetojë.

***

Një sherr për shezlongët mes dy pronarëve të dy bizneseve u mori jetën katër personave mbrëmë në Velipojë.

Gazetari i ABC, Simon Shkreli sjell kronologjinë dhe detajet nga masakra në veri, që tronditi përpos vendasit edhe turistët duke ndikuar në imazhin e Shqipërisë.

Menjëherë pasi kanë mësuar lajmin të parët që kanë shkuar në vendin e ngjarjes në një rrugicë mes dy bizneseve të palëve të përfshira ishin familjarët në britma dhe lot.

Por si ndodhi?

Paraprakisht mësohet se Kujtim Ferracaku, pronar i restorant “Fantazia” është konfliktuar me pronarët e hotel “Gocaj” për shezlonët në plazhin e Velipojës.

Si pasojë ka mbetur i vrarë Kujtim Ferracaku, punonjësi i shezlongeve dhe dy viktimat e tjera janë nga familja Gocaj.

Nga plumbat ka mbetur i plagosur edhe vëllai i viktimës, Kujtim Frracakut bashkë me një tjetër person. Policia e ndihmuar nga FNSH kanë rrethuar zonën.

***

Ngjarje e rëndë në mesnatë në Velipojë me bilanc tragjik 4 të vrarë e 2 të plagosur. Viktimat nga shkëmbimi i zjarrit janë; Kujtim Ferracaku 59 vjeç, vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjec dhe Myzerim Zeneli 20 vjec.

Të plagosurit janë; Hasan Ferracaku 54 vjeç dhe Elmedin Tyli 17 vjeç.

Ja dhe komunikata e Policisë:

Velipojë/Shkodër

Informacion paraprak

Më datë 27.06.2021, rreth orës 00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë, si pasojë e një konflikti të çastit, i cili është përshkallëzuar në përdorim të armës së zjarrit kanë mbetur të vrarë, shtetasit K. V. 59 vjeç, Xh. G. 25 vjeç , E. G. 38 vjeç dhe M. Z. 20 vjeç.

Si dhe janë plagosur shtetasit H. V. 54 vjeç, dhe E. D. 17 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të përfshirê në konfliktin e armatosur.

Për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur një grup posaçëm hetimor me specialistë të strukturave hetimore në DVP Shkodër dhe të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Jetës në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Në ndihmë të Policisë vendore ka shkuar FNSH Shkodër dhe një grup i Forcave Speciale Renea.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të kësaj ngjarjeje.

***

Katër persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në mesnatë pas sherrit për hapesirat publike në plazh.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë një lokali në qendër të Velipojës.

Nga të dhënat e para nga vendi i ngjarjes mësohet se njëri nga viktimat është Kujtim Ferracaku, babai i Arjan Ferracakut i vrarë në Shkodër pak vite më parë.

Ferracaku mësohet se pasditen e sotme ishte konfliktuar fillimisht fizikishtme anëtarë të familjes Gocaj më pas situata ka agravuar në përdorimin e armëve.

Sherrit që nisi me sharje e kërcënime dhe përfundoi me 4 viktima pranë lokalit “Fantazia” ka qënë konflikti për shezlongët.

Ende nuk dihet nëse përvec Ferracakut, personat e tjerë që mbetën te vdekur dhe të plagosur kishin lidhje me ngjarjen apo janë turistë.

Policia e shtetit e ndihmuar edhe nga FNSH kanë rrethuar zonën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat