Kryeministri Rama përshëndet me pamjet nga bregdeti i Velipojës, asnjë fjalë për masakrën me 4 të vrarë

Shqipëria

Kryeministri Rama përshëndet me pamjet nga bregdeti i Velipojës, asnjë fjalë për masakrën me 4 të vrarë

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 08:24
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur mëngjesin e sotëm me pamje nga bregdeti i Velipojës, ku vetëm pak orë më parë ndodhi një ngjarje e rëndë kriminale me 4 të vrarë dhe 2 të plagosur.

Por me sa duket kryeministri ka zgjedhur të tërheqë vëmendjen për bregdetin e Velipojës pa përmendur aspak masakrën që ndodhi pas mesnate.

“MIRËMËNGJES ? nga Velipoja e dashur?”, shkruan Rama përbri fotos.

Nuk kanë munguar dhjetëra komente që i kanë kujtuar kryeministrit se çfarë ka ndodhur duke e pyetur madje nëse e ka seriozisht me këtë postim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat