“Lufta” pas mesnate në Velipojë, pushuesit mbledhin “plaçkat” dhe largohen

Shqipëria

“Lufta” pas mesnate në Velipojë, pushuesit mbledhin “plaçkat” dhe largohen

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 08:45
Pamje nga vendi i ngjarjes

Velipoja u trondit gjatë orëve të vona të mbrëmjen, ku mbetën të vrarë katër persona dhe u plagosën dy të tjerë.

Kjo ngjarje e rëndë ka bërë që turistët të cilët kishin zgjedhur pikërisht Velipojën për të pushuar të largohen.

Një qytetar i Kosovës ka thënë se është tmerruar nga të shtënat me armë dhe nga frika ka mbledhur sendet personale dhe së bashku me bashkëshorten janë larguar.

“Kena ardh për qejf. Tërë natën duke krisma, kallashi. Ky është tmer! Kallashi gjithë natën. Jam prej Podujevës në Kosovë, Nuk rrihet ishte katastrofë,” tha një pushues nga Kosova.

Po si ndodhi ngjarja

Ngjarja ka nisur pak pas mesnate mes Kujtim Ferracakut, pronar i restorant “Fantazia” dhe pronarëve të hotelit “Gocaj”, për shezlongët në plazhin e Velipojës.

Si fillim debati ka nisur me fjalë dhe më pas ka degjeneruar në përdorimin e armëve nga të dy palët. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të vrarë Kujtim Ferracaku 59 vjeç, vëllezërit, Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç dhe Myzerim Zeneli 20 vjeç, ky i fundit punonjës i shezlongeve.

Ndërsa të plagosur kanë mbetur Hasan Ferracaku 54 vjeç dhe Elmedin Tyli 17 vjeç, raportohet se 54 vjeçari është në gjendje kritike për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat