Masakra në Velipojë/ Shikoni çfarë bëjnë pushuesit në hotelin ku u vranë 4 persona

Shqipëria

Masakra në Velipojë/ Shikoni çfarë bëjnë pushuesit në hotelin ku u vranë 4 persona

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 11:30
Velipojë

Vrasja e katërfishtë në Velipojë, pas konfliktit mes pronarëve të dy hoteleve duket se ka ndikuar menjëherë tek pushuesit, të paktën të dy bizneseve që u përfshinë në ngjarje.

Disa prej tyre janë larguar mëngjesin e sotëm, teksa kanë pohuar se i kanë dëgjuar krismat natën e kaluar. Ata thonë se nuk i kanë përfunduar pushimet, por se do të ndërrojnë vendin e qëndrimit.

"Pushimet nuk i kemi përfunduar, prej këtu do dilnim nesër, mirëpo ndodhi kjo ngjarje dhe tani po largohemi.

Nuk dimë asgjë, vetëm kur u zgjuam nga gjumi. Krismat janë dëgjuar nga ora 12 e 20.  Po e ndërrojmë hotelin. Do shkojmë në hotel tjetër," thonë pushuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat