Braçe: Koha që shteti të marrë atë që kudo në botë është e tij

Shqipëria

Braçe: Koha që shteti të marrë atë që kudo në botë është e tij

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 12:03
Erion Braçe

Zëvendës kryeministri Erion Braçe, ka reaguar për vrasjen e katërfishtë që tronditi mbrëmjen e së shtunës Velipojën.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetin social “Facebook”, Braçe thekson se beteja me armët i përket institucioneve duke filluar nga Policia tek Prokuroria e Gjykata,  ndërsa shton se ligjet janë aty, madje sipas tij edhe të ashpra.

Gjithashtu Braçe shprehet se prej 30 vitesh është thënë se privati e menaxhon më mirë atë që është e shtetit, por sipas tij e vetmja gjë që ka ndodhur është vetëm shkatërrim, ndërtime pa leje, çmime luksi duke u bërë zot me bregun e shtetit.

Tashmë thotë Braçe ka ardhur koha që shteti të marrë atë që i takon, atë që është publike për ta menaxhuar me mënyrën e vetme, duke i shërbyer qytetarëve kudo, si atyre vendas dhe qytetarëve të huaj.

Së fundi nuk lë pa përmendur reagimet e Kreut të Opozitës Lulzim Basha dhe Presidentit të Republikës Ilir Meta, të cilat i ironizon duke u shprehur se janë pjesë e urrejtjes dhe grabitjes kombëtare dhe gjithçkaje publike, duke filluar në Qerret për të vazhduar më pas grabitjen sipas tij në Hamallaj dhe Lalëz.

Por Braçe ka preferuar të shmangë satusin e kryeministrin Edi Rama me pamje nga Velipoja i cili i uroi qytetarëve mirë mëngjes, duke mos pasur asnjë koment për ngjarjen tragjike në Velipojë, por që më pas reagoi duke e fshirë postimin nga faqja e tij zyrtare në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat