‘Çfarë do ndodhë pas masakrës së Velipojës?’/ Anila Hoxha befason me parashikimet

Shqipëria

‘Çfarë do ndodhë pas masakrës së Velipojës?’/ Anila Hoxha befason me parashikimet

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 13:34
Anila Hoxha

Krimi i ndodhur në Velipojë ku u shënuan 4 viktima ka tronditur opinionin publik. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha shkruan me ironi në Facebook, atë që pritet të ndodhë në polici, pas masakrës së Velipojës.

Postimi i Anila Hoxhës:

Çfarë do ndodhë mbas masakrës së Velipojës? Veliu për të ruajtur veten, do shkarkojë Drejtorin e Shkodrës Niko Brahimi. Niko pas ca ditësh shkon drejtor tek mbrojtja e dëshmitarëve .Në Shkodër shkon me ceremoni solemne i komanduar ose nëndrejtori, ose ndonjëri afër rrethit te besimit.Veliun e thërret ministri, edhe pse ky i fundit ka ca krisje me të dhe nuk e ka shumë qejf.

Veliu i tregon Çuçit që nuk e ka fajin policia dhe se nuk kishte informacion për konflikte. Të hënën, RENEA, FNSH dalin në rrugë, ca në male hashashi e ca ne qytetet e krimit.

Mbas disa orëve shoë, do kapen ca pistoleta, ca makina pa letra. Me pas, dy tre shefa do lëvizen. Do bëhet mbledhje analitike në drejtori, zyra e shtypit exclusivisht përmes ëhatsappeve do shpërndajë fotot me mesazhet kundër krimit. Krimi do trembet nja 5 a 6 orë e do shmangë postblloqet që janë ngritur dhe… Kaq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat