Publikohet fotoja, ky është kamarieri 20-vjeçar i vrarë në ditën e parë të punës në Velipojë

Shqipëria

Publikohet fotoja, ky është kamarieri 20-vjeçar i vrarë në ditën e parë të punës në Velipojë

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 14:47
Musaen Zeneli

20-vjeçari në foto është Musaen Zeneli, një prej viktimave të përplasjes me armë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Velipojë.

Si pasojë e konfliktit mes dy familjeve, humbën jetën 4 persona, dhe u plagosën dy të tjerë.

20-vjeçari Zeneli e ka pasur ditën e tij të parë të punës dje në lokalin e familjes Gjocaj, ku anëtarët e familjes Ferracaku shkuan për sqarim, dhe më pas u përfshinë në konflikt armësh.

Image

Ai ka qenë aty në momentin kur dy familjet Ferracaku dhe Gocaj janë konfliktuar me armë ndërkohë që si pasojë e plagëve nuk ka mundur të mbijetojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat