“Edi Rama ka dorëzuar Shqipërinë në duart e krimit”, PD reagon për masakrën në Velipojë

Shqipëria

“Edi Rama ka dorëzuar Shqipërinë në duart e krimit”, PD reagon për masakrën në Velipojë

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 14:54
Greta Bardeli

Partia Demokratike ka reaguar sot në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Velipojë, ku nga një përplasje me armë kanë mbetur të vrarë katër persona si dhe janë plagosur dy të tjerë.

Në një deklaratë për mediat, Greta Bardeli, u shpreh se sot është një ditë e dhimbshme për Velipojën, për Shkodrën dhe mbarë Shqipërinë.

“Masakra e ndodhur në mesnatë ekspozon edhe njëherë gjunjëzimin e shtetit para krimit, rënien e rendit dhe sigurisë pikërisht për shkak të atyre që e kanë normalizuar krimin duke e bërë atë pjesë të pushtetit, ndërsa policinë e përdorin për mbrojtur intersat e regjimit dhe jo të qytetarëve.

Kjo masakër, në një zonë turistike dhe në mes të sezonit, dëshmon edhe njëherë se me Edi Ramën jetët e qytetarëve, familjeve dhe fëmijëve shqiptarë janë të rrezikuara nga dorëzimi i shtetit përpara grupeve kriminale”, tha Bardeli.

Sipas saj, kjo gjendje ankthi dhe pasigurie, dëmton Velipojën, dëmton Shkodrën dhe dëmton imazhin e Shqipërisë në një moment të vështirë për ekonominë e vendit tonë, që ka turizmin një element jetik të saj.

“Ku strategjia makabër e “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”, pasqyrohet edhe nga postimi i turpshëm në facebook i Edi Ramës, me të cilin tregon se ai jeton i shkëputur nga realiteti, që nuk njeh dhe nuk mban përgjegjësi për dorëzimin pa kushte të Velipojës, Shkodrës dhe Shqipërisë në duart e krimit.

Kjo gjendje ankthi dhe pasigurie, dëmton Velipojën, dëmoton Shkodrën dhe dëmoton imazhin e Shqipërisë në një moment të vështirë për ekonominë e vendit tonë, që ka turizmin një element jetik të saj.

Prandaj kërkojmë që Policia e Shteti të gjej forcën për t’u distancuar nga regjimi dhe të veproj e e lirë nga presionet politike, duke u ngritur në lartësinë e detyrës që i cakton Kushtetuta, në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të qytetarëve”, tha Bardeli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat