Specialisti i sigurisë: Masakra e Velipojës mund të parandalohej

Shqipëria

Specialisti i sigurisë: Masakra e Velipojës mund të parandalohej

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 15:38
Velipojë

Specialisti i sigurisë, Ergys Muzhaqi u shpreh në Euronews Albania se ka pasur mundësi që të parandalohej ngjarja e rëndë në Velipojë.

Ai theksoi se duhet të jenë strukturat shtetërore ato, të cilat duhet të zgjidhin konflikte të tilla, apo t’i parandalojnë ato.

“Në këtë rast kemi pasur një mundësi të mirë parandalimi, sepse kemi të bëjmë me njerëz që operojnë në fushën e turizmit që kanë debatuar dhe nuk janë marrë vesh për hapësirat e tyre. Mendoj që u takon strukturave shtetërore që t’i pararendin situatave të tilla”, tha ai.

Z. Muzhaqi shtoi se shteti ka shumë mangësi edhe në funksionalitetin e tij dhe se ka përgjegjësi për ngjarjen e ndodhur.

“Besoj se kemi një emërues të përbashkët në listën e gjatë të kriminalitetit të rëndë në Shqipëri. Opinioni im është që ky emërues i përbashkët, është një dëshirë revanshiste për pasurim të menjëhershëm dhe për dominim absolut në fushën ku operohet”, u shpreh ai teksa komentoi vrasjen e 4 personave në Velipojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat