Pjesë e 100 fshatrave turistikë, Zaroshka e Pustecit pa ujë

Shqipëria

Pjesë e 100 fshatrave turistikë, Zaroshka e Pustecit pa ujë

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 15:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pjesë e 100 fshatrave turistikë, Zaroshka e Pustecit pa ujë, banorët: Asnjë investim nga shteti

Është pjesë e 100 fshatrave Turistik, por këtu në fshatin Zaroshk të Pustecit, investimet nuk duken gjëkundi.

Ky fshat ndodhet 40 km larg qytetit të Korçës, por rruga që të çon në fshat është e shkatërruar. Përmirësimi i infrastrukturës është e vetmja kërkesë e banorëve të kësaj zone me një potencial të madh për zhvillimin e turizmit malor.

“E kanë shpallur dhe zonë turistike po asgjë s’është bërë deri tani”, tregon një banor.

“Bukurinë e ka fal Zoti , është shumë interesante, por pjesa tjetër ka probleme me infrastrukturën me pluhurat. Kryesisht rruga ka probleme”, shprehet një tjetër qytetar.

E gjithë zona vuan për ujë të pijshëm.

“Për ujë jemi shumë keq. Është i vetmi fshat që ka mbetur pa ujë. Në ç’kohë jemi që na lenë kështu pa ujë. Vetëm të na e zgjidhin këtë problem se do të paguajmë ne shpenzimet, vetëm të kemi ujë”, thotë një nga banorët.

Në Fshatin Zaroshkë, pjesë e bashkisë Pustec jetojnë rreth 400 banorë të cilët jetojnë me turizmin sezonal dhe peshkimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat