​Aeroporti i Kukësit nis më 15 korrik, fluturime drejt Cyrihut dhe Stambollit

Shqipëria

​Aeroporti i Kukësit nis më 15 korrik, fluturime drejt Cyrihut dhe Stambollit

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 17:42
​Aeroporti i Kukësit

Fluturimet e para nga aeroporti ndërkombëtar i Kukësit “Zayed Flatrat e Veriut” do të nisin më 15 korrik.

Destinacionet e para do të jenë drejt Cyrihut dhe Stambollit, transmeton A2.

Klodiana Visha, operatore turistike në Kukës, bën të ditur se ka pasur një fluks kërkesash për bileta udhëtimi.

Nga muaji gusht dhe shtator po ashtu do të ketë edhe destinacione të tjera, ndërsa çmimet e biletave të udhëtimit do të jenë lowcost. Për këtë fakt ka pasur edhe një fluks prenotimesh nga qytetarë vendas, por edhe nga Kosova e Maqedonia Veriore.

Aeroporti “Zayed Flatrat e Veriut” u inaugurua pak ditë para mbylljes zyrtare të fushatës së 25 prillit, ndërkohë që vijojnë ende punimet për ndërtimin e plotë të ambienteve të këtij aeroporti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat