Dita e parë e punës dhe e fundit për jetën, ky është Myzerim Zeneli, 20 vjeçari jetim viktimë e “luftës” për plazhin

Shqipëria

Dita e parë e punës dhe e fundit për jetën, ky është Myzerim Zeneli, 20 vjeçari jetim viktimë e “luftës” për plazhin

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 18:10
Myzerim Zeneli

Ky është Myzerim Zeneli, djaloshi 20 vjeçar i cili humbi jetën dje në Velipojë ku sherri për sipërfaqen e rërës që shfrytëzohet për shezllone la të vdekur 4 persona ndërsa 2 të tjerë u plagosën.

Për të ishte dita e parë e punës në hotelin e Gocajve por dhe e fundit e jetës së tij.

Djali jetim jetonte me të ëmën dhe të vëllanë në lagjen Bahçallëk. Të atin e kishte humbur kohë më parë pasi ishte mbytur në lumin Drin.

Ende janë shumë rrethana të ngjarjes por nga ajo cfarë dihet është se 30 minuta pas mesnatës së të shtunës (27 qershor) vëllezërit Ferracaku kanë shkuar në oborrin e hotelit Gocaj për të sqaruar konfliktin.

Me të dëgjuar të shtënat ai ka dalë nga dhoma e tij dhe është gjendur mes plumbave.
Hasan Ferracaku 54 vjeç dhe 17 vjeçari Elmilin Dyli,nipi i tij, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Traumës, janë arrestuar.

Policia po ashtu bën me dije se janë shpallur në kërkim tre vëllezërit, Abedin, Shyqyri dhe Besar Verracaku, të dyshuar si bashkautorë në këtë ngjarje. Tre vëllezërit janë djemtë e Hasan Ferracaku, i cili tashmë është arrestuar.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy armë zjarri pistoleta, njëra prej të cilave u gjet në vendngjarje, ndërsa tjetra u gjet gjatë kontrollit në hotelin e familjes Gocaj.

Ndaj tyre rëndon akuza “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat