"Luftë" për plazhet, digjen çadrat dhe shezlonget e një biznesi në Drimadhes

Shqipëria

"Luftë" për plazhet, digjen çadrat dhe shezlonget e një biznesi në Drimadhes

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 08:40
Ilustrim

Lufta e plazheve mbërrin edhe në jug. Në një biznes në Drimadhes i është vënë  flaka disa prej  shezlongeve dhe çadrave pak pas mesnatës.

Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Ora News ka siguruar videot e zjarrit të nisura nga qytetarë që kanë qenë dëshmitarë në vendngjarje.

Sipas tyre dyshohet se janë djegur gjithësej 60 çadra dhe shezlonge në pronësi të Bilbil Domit.

Forcat zjarrfikëse kanë bërë shuarjen e zjarrit. 

Vetë pronari i biznesit nuk ka pranuar të bëjë kallzim penal në polici sipas burimeve, por policia ka nisur hetimet për të mësuar më tepër rreth ngjarjes.

Shkak për zjarrin dyshohet se ka qenë konkurrenca.

Njoftimi i policisë

Më datë 28.06.2021, rreth orës 01:00, në Drimadhes, Dhërmi, ka rënë zjarr dhe janë djegur rreth 60 shezlongë në pronësi të shtetasit B. D.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat