Gripi i verës apo ethet disa ditore/ Mjeku infeksionist: Shenjat ngjasojnë me Covid-19, kujdes në bregdet dhe me ushqimin

Shqipëria

Gripi i verës apo ethet disa ditore/ Mjeku infeksionist: Shenjat ngjasojnë me Covid-19, kujdes në bregdet dhe me ushqimin

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 18:40
Tritan Kalo

Mjeku infeksionist Tritan Kalo i bën një apel qytetarëve që në stinën e verës të tregohen të kujdesshëm, të mbajnë trupin të hidratuar, por edhe t’i rrinë larg ushqimeve që mund të përbëjnë rrezik për shëndetin për shkak të temperaturave të larta dhe kushteve jo higjienike.

Në një postim në rrjetet sociale, mjeku thotë se tani në stinën e verës, ka shumë infeksione toksiko-alimentare, “ndaj mos konsumoni çfarëdo si dhe në kushte higjeno-sanitare të cilat lënë për të dëshiruar….”

Jo panik, por vetëm përkujdesje dhe kur keni shenja kontaktoni me mjekun tuaj.

“KUJDES sepse infeksionet virale që shkaktojnë “gripin e verës”, apo ethen 3-5 ditore janë të shpeshta, sidomos në mjediset ku ne pushojmë buzë detit, ngjasuese në mjaft shënja klinike me Sars-Cov2/Covid-19….”, thekson mjeku Tritan Kalo.

MESAZHI I MJEKUT TRITAN KALO

KUJDES në këto ditë”ferri” sepse temperaturat e larta janë po aq jetëlënduese e jetëmarrëse, sa vetë Sars-Cov2/Covid-19, rastet sporadike sëmundjebartëse të së cilës do të enden edhe për shumë e shumë kohë në mes nesh…

KUJDES me hidrimin tuaj të kujdesshëm  e sa më të shpeshtë…

KUJDES sepse vera shoqërohet me infeksione të shumta toksiko-alimentare, ndaj mos konsumoni çfarëdo si dhe në kushte higjeno-sanitare të cilat lënë për të dëshiruar…

KUJDES se infeksionet e lëkurës dhe të syve janë të shpeshta nga viruset, bakteriet, mykrat e parazitët e ujrave ku ne lahemi…

KUJDES sepse infeksionet virale që shkaktojnë “gripin e verës”, apo ethen 3-5 ditore janë të shpeshta, sidomos në mjediset ku ne pushojmë buzë detit, ngjasuese në mjaft shënja klinike me Sars-Cov2/Covid-19…

JO PANIK, por vetëkujdesje si dhe këshillime me mjekun më të afërm…

JO VETMJEKIM, sepse janë Profesionalizmi, Përkushtimi, Puna dhe Pëkujdesja e Personelit Mjeksore ato që dinë të bëjnë diferencën në lidhje me format e shkallët e rëndesës së një infeksioni, apo të rëndimit të një sëmundje tuaj kronike…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat