Anulohen prenotimet në Velipojë

Shqipëria

Anulohen prenotimet në Velipojë

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 12:05
Foto

Dy ditë pas ngjarjes plazhi ne Velipojës dukej i qetë. E vetmja zhurmë ishin dallgët e detit.

Pas vrasjes së katër personave pas mesnatës së të shtunës, 27 qershor, shumë pushues u larguan nga plazhi të friksuar, edhe pse prej vitesh i qëndronin besnik Velipojës.

Ata thonë se krimi i ka trondituar dhe se përgjegjësi për këtë rast duhet të mbajnë shteti i cili vendos ndarjen e parcelave të rërës.

“Jemi shumë të shqetësuar. Kemi ndjerë dhimbje të madhe. Ndërruam banesën e dolëm diku tjetër. Fajtor bëjmë shtetin që nuk i cakton sipërfaqet”  thonë pushuesit. 

Operatorët turistë shprehen klientet janë larguar nga hotelet pasi nuk ndihën të sigurt. Vrasja e katër personave është bërë shkak edhe për anulimin e rezervimeve qëe ishin bërë kohë më parë pasi shumë turistë janë tërhequr nga përzgjedhja që kishin bërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat