Masakra në Velipojë, Rama tregon planin, paralajmëron 'furtunë' në bregdet

Shqipëria

Masakra në Velipojë, Rama tregon planin, paralajmëron 'furtunë' në bregdet

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 13:32
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas masakrës me 4 të vrarë në Velipojë, pas sherrit për shezlonget mes dy familjesh.

Kreu i qeverisë u bëri thirrje bizneseve që nuk janë në rregull me dokumentacionin të largohen vetë plazhet.

“Dua t’u bëj thirrje subjekteve që nuk janë në rregull me dokumentacionin të largohen nga sipërfaqet që nuk u takojnë. Policia do jetë e pranishmë në gjithë vijën bregdetare dhe do të konfiskojë në vend çdo çadër apo shezlong të paligjshëm. Plazhet janë të popullit. Kjo skemë e re e administrimit të hapësirës së plazheve ka krijuar më shumë të ardhura për bashkitë.

Subjektet që nuk kanë dokumentacion dhe leje, të largohen vetë dhe të mos humbasin bazën materiale sepse ajo do t’u merret dhe nuk do u kthehet pas.”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat