Rreshtat prekës nga ditari i Anastasias që u gjend në autostradë

Shqipëria

Rreshtat prekës nga ditari i Anastasias që u gjend në autostradë

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 23:46
Homazhet

Anastasia, vajza 14 vjeçare e familjes Gushi që humbi jetën në aksidentin tragjik në aksin Fier-Levan kishe hedhur disa reshta në ditarin e saj për pushimet në Shqipëri. Ditari i të ndjerës u gjend në autostradë dhe fjalët që ajo kishte shkruar u lexuan në protestën që u organizua ditën e sotme në qytetin e Fierit.

14-vjeçarja shkruante në ditar se mezi priste të vizitonte Shqipërinë për të takuar gjyshërit dhe tezen e saj. Ndër të tjera e ndjera shkruan se në Shqipëri do të vizitonte shumë vende ku nuk kishte shkuar, por fatkeqësisht rrugëtimi i saj me familjen u pre në mes pas aksidentit tragjik të shkaktuar nga Igli Madani.

“Qershor

Sapo filloi behari dhe për 1 muaj do shkojmë në Shqipëri. Jam shumë e lumtur që do takoj nënën, gjyshin, tezen. Dua kur të vete në Shqipëri të dal dhe të ble shumë gjëra, dua të vete në shumë vende që nuk kam shkuar. Po nuk vajtëm se di, por babi do na blejë tablet të dyjave. Bëj shaka! Dua shumë të vete, por dua shumë të marr dhe tabletin se nuk bëj dot mësimet. Sot vajtëm nga parku dhe luajtëm, u kënaqëm. Por jam shumë e mërzitur dhe nuk e di pse. Tani po rrimë dhe babi do ikë në punë.

Kanë mbetur dhe 15 ditë për të ikur në Shqipëri. Jam shumë e lumtur, do shkojmë në Shqipëri. Atje do kënaqemi. Dua të të them se e nxora mesataren këtë vit 16, por vitin tjetër të premtoj që do ta nxjerr më shumë. Është ora 23:06 dhe mami iku me babin në spital. Babit i kishte rënë të fikët në punë, jam shumë e shqetësuar për të. Erdhi babi, bëri një gjilpërë dhe është mirë. Do marrë lejë për 3 ditë, pas 3 ditësh do shkojmë në Shqipëri, jam shumë e lumtur që babi është mirë”, shkruante Anastasia Gushi në ditar.

Ndërkohë ditën e sotme të afërmit e familjes Gushi kërkuan drejtësi për fatin e tragjik të 4 të ndjerëve duke u mbledhur në qendër të qytetit të Fierit në një protestë homazh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat